Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”. Intervista e parë për nisjen e sezonit të 29-të do të jetë kryeministri Edi Rama, përballë gazetarit Blendi Fevziu. Në këtë intervistë, kreu i qeverisë do të pyetet për një seri temash, turizmi, aksioni për lirimin e hapësirave publike, aktualiteti politik, krijimi i qeverisë së re etj. Për të gjitha përgjigjet e këtyre temave ndiqni sot në orën 21:00 emisionin “Opinion” në Tv Klan.