Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Macron: Garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gati, BE-SHBA po koordinohen për sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gati, ndërsa tha se Franca dhe aleatët e saj po kordinoheshin për sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Macron tha se Rusia po përpiqet të vonojë procesin e paqes dhe të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës. Siç shpjegoi Macron, garancitë e sigurisë tani janë gati, me përfshirje ushtarake dhe politike nga 35 anëtarë, me qëllim që t’i ofrojnë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet. “Argumenti kryesor këtu është se nuk ka kufizime në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ai, duke theksuar nevojën për të “ringjallur” ushtrinë ukrainase për t’i “rezistuar” sulmeve ruse si dhe për të penguar sulmet e reja nga Moska. Macron theksoi se shumë vende janë të gatshme të përfshihen “në...