“Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon”/ Tabaku: Shtresa e mesme po mbytet nga taksat e padrejta

“Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon”/ Tabaku: Shtresa e mesme po mbytet nga taksat e padrejta

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e pagave dhe taksimit në Shqipëri. “Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Sot, shqiptarët përballen me realitetin e hidhur: paga minimale më e ulëta në rajon dhe një sistem taksash të padrejtë që rëndon mbi punën dhe shtresën e mesme. Ndërkohë, ekonomia punon vetëm për pakicën,” – shkruan Tabaku. Duke iu referuar të dhënave të fundit të Eurostat, Tabaku thotë se paga minimale në Shqipëri është 408 €, pra 200 € më pak se në Serbi,189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut, 262 € më pak se në Mal të Zi. Tabaku thekson se shqiptarët kanë fuqinë blerëse më...