“Berisha të tërhiqet nga drejtimi i PD-së”/ Açka: Duhet lidership i ri dhe i pastër, të “gërvisht” Ramën

“Berisha të tërhiqet nga drejtimi i PD-së”/ Açka: Duhet lidership i ri dhe i pastër, të “gërvisht” Ramën

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është shprehur se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së pas humbjes në zgjidhjet e 11 majit, duke i hapur rrugën një liderishipi të ri. E ftuar në News 24, Açka theksoi se humbja në zgjedhje është përgjegjësi personale e Berishës dhe se pas këtij rezultati duhet zgjedhur një drejtues i ri, por pa përmendur emra konkret. “Duhet një lidership i ri, nuk ka rëndësi emri, por një njeri i pastër dhe që Edi Ramën mund ta gërvisht”, tha ajo, ndërsa shtoi se Berisha duhet të thotë “unë nuk merrem më me këtë gjë, jam këtu si gardian i PD, unë PD do ta mbaj të fortë, vendosni ju demokratë se cili do t’ju drejtojë”. Flutura Açka:...