Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miratohet buxheti, 204 miliardë lekë fond për pensionistët
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028. Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti. “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028. Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në...