Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mirosllav Kërlezha: Kuptimi i poezisë
Nga Mirosllav Kërlezha Ritmi i gjërave. Në qoftë se lëvizja është karakteristika themelore e materies, kurse “lëvizja” organike ngritja e saj më e lartë, arti është pasqyrimi ritmik i kësaj bredhjeje. Rreth njeriut dhe në të lëviz gjithçka. Në rrymimin e sasive jashtëzakonisht të mëdha organike dhe anorganike, në këtë vibracion të kuptueshëm por njëkohësisht edhe të pakuptueshëm të së gjallës dhe së pagjallës, kalojnë përjetshmëri të tëra të vogla të njohjes njerëzore. Pikërisht kjo si zhvillohen dhe zhduken gjërat e pasqyron me fjalë, imazhe dhe muzikë këtë melankoli të vdekjes dhe gëzim të shkrirjes së qarqeve të reja. Ritmi i gjërave dhe Logosi. Arti flet me valëzimin e imazheve dhe të tingujve. Duke u shqetësuar me ritmin e jetës, ai kalon si rëra nga klepsidra,...