Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Tabelat, sa do ndryshojë detyrimi i taksës së ndërtesës për apartamentet e privatizuara në ‘92
Propozimi për rritjen e çmimeve të referencës në rrethe pritet të ndryshojë edhe detyrimin e taksës së ndërtesës për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, të privatizuara nga qytetarët nëpërmjet shumave simbolike, nëpërmjet ligjit të miratuar në 92.Për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi shkalla e taksës është 0.05%. Ndërsa baza e taksës është vlera e ndërtesës e përllogaritur sipas çmimeve referencë të apartamenteve të përcaktuara në metodologjisë e miratuar me VKM nr.132 datë 7/3/2018.Për ndërtesat për banim të privatizuara sipas metodologjisë, çmim i referencës për metër katror është 70% vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse për pronën janë kryer transaksione të tjera, vlera e apartamentit do të llogaritet me çmimet e plota të referencës.Monitor ka llogaritur se do të jetë detyrimi i...