“Jena tek për tek, po të mbys”, 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis…

“Jena tek për tek, po të mbys”, 61-vjeçari në Shkodër u vra nga kryeplaku pasi i zbuloi parcelën me kanabis…

61-vjeçari Piro Prroni u vra më 28 gusht pas sherrit për një parcelë me kanabis në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Autori i vrasjes Ndoc Maçaj, i cili u vetëdorëzua në polici, rezulton se ishte kryeplaku i fshatit Abat, njëherazi edhe kushëri i 61-vjeçarit. Dëshmia e tij ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes dhe përplasjen mes tyre për 80 rrënjë kanabisi që ishin kultivuar në tokën në pronësi të autorit të vrasjes, në zonën e njohur si “Pushime”. Maçaj ka pranuar autorësinë e krimit, por në dëshminë e tij, që Shqiptarja.com zbardh nga dosja, autori ka pretenduar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje. Ai ka rrëfyer se gjatë kontrolleve ka konstatuar kanabisin e kultivuar në tokën e tij dhe në këtë moment...