Qeveria “Rama 4”, PS thërret Asamblenë Kombëtare

Qeveria “Rama 4”, PS thërret Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 11 shtator, një takim kyç për të ardhmen politike të mazhorancës. Mbledhja do të zhvillohet në një kompleks privat në periferi të Tiranës, duke nisur prej orës 09:30. Në rendin e ditës është parashikuar fillimisht miratimi formal i pikave të diskutimit, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cili pritet të bëjë publike përbërjen e re të qeverisë. Këtë vit, ndryshe nga zakonisht, në media janë përfolur shumë pak emra të mundshëm për kabinetin e ri qeveritar. Kjo lidhet me mënyrën e veçantë të kryeministrit Rama për të mbajtur sekret emrat deri në momentin e prezantimit zyrtar në Asamble, pa konsultime paraprake. Pas fjalës së Ramës, që sipas...