Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” pamjet të këtij aksioni, teksa shihet një objekt që shkatërrohet nga autoritetet. Krahas pamjeve, Rama shkruan; “Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit.” Kryeministri ka paralajëmruar se pas heqjes së tendave të lokaleve, do të ketë një tjetër hap edhe për heqjen e karrigeve që janë vendosur në hapësirat publike në mënyrë abuzive.