AKEP miraton tarifa të reja që do të paguhen nga operatorët e komunikimeve elektronike

AKEP miraton tarifa të reja që do të paguhen nga operatorët e komunikimeve elektronike

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar tarifat e reja që do të paguhen nga operatorët e tregut, për disa shërbime të parashikuara në ligjin e ri “Për komunikimet elektronike”, që u miratua vitin e kaluar.Ligji i ri përmban një sërë përcaktimesh të reja në lidhje me buxhetin dhe financimin e AKEP si dhe parime për tarifat që paguajnë sipërmarrësit për të mbuluar kostot administrative të AKEP, me qëllim për të kryer funksionet e tij rregullatore dhe mbikëqyrëse.Sipas nenit 26 të ligjit të ri, para fillimit të aktivitetit, çdo sipërmarrës njofton AKEP sipas një formulari të miratuar. Për ushtrimin e të drejtave, që rrjedhin nga autorizimi i përgjithshëm, sipërmarrësi i autorizuar nuk ka nevojë për marrjen e një vendimi apo akti administrativ të...