I dëmtoi makinën një të riu, nën hetim 46-vjeçari nga Memaliaj

I dëmtoi makinën një të riu, nën hetim 46-vjeçari nga Memaliaj

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një 33-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.