Rutte: Së shpejti presim qartësi për garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën

Rutte: Së shpejti presim qartësi për garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të mërkurën se pret qartësi gjatë një samiti të aleatëve të Ukrainës të enjten “ose pak pas tij” lidhur me garancitë e sigurisë që Evropa mund t’ia ofrojë Kievit pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë. “Pres që nesër, ose pas ditës së nesërme, të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, tha Rutte në një konferencë për shtyp me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në selinë e NATO-s në Bruksel. “Kjo do të thotë që ne mund të angazhohemi edhe më intensivisht, përfshirë me palën amerikane, për të parë se çfarë duan ata të kontribuojnë në kuadër të garancive të sigurisë”, shtoi ai. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së...