“Rritet përditë sipërfaqja”/ Ultimatumi Rama ndan pamjet e aksionit, ndaj hapësirave publike

Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin në të gjithë vendin ndaj zaptimit të hapësirave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po vijon me intensitet.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video për transformimin urban të Tiranës, duke theksuar se çdo ditë po shtohet hapësira publike e çliruar në kryeqytet. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin.
Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.
“Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit.”, shkruan Rama.