Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Perëndimi duhet të reagojë shpejt”/ Serbia “larg” Brukselit, reagon Arifi: Kina po fuqizohet në Ballkan përmes Vuçiç
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, në një intervistë televizive, ka vënë theksin te rritja e ndikimit të Aleancës Lindore dhe roli i Kinës në Ballkan. Sipas tij, parada ushtarake e mbajtur së fundmi në Pekin ka qenë një sinjal i qartë i fuqisë që po ndërton kjo aleancë, ndërsa Perëndimi po shfaq mungesë uniteti përballë kësaj qasjeje. Arifi paralajmëron se Serbia po bëhet një pikë nevralgjike në rajon, e cila mund të shfrytëzohet nga Kina, ndërkohë që Bashkimi Evropian duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesë për të shmangur pasoja më të thella në Ballkan. “Parada ushtarake në Pekin dëshmoi forcën e Aleancës Lindore. Nga ana tjetër bota Perëndimore është ndarë në dy pjesë, dhe Perëndimi nuk është i unifikuar, qoftë me vendet...