Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nëse!
Nga Ben Andoni Kjo nuk ka lidhje me “IF-in”, poezinë e famshme të Kipling (“Nëse”) as me mëdyshje të shumta që na sjellin politikanët e ditëve tona kur na blatojnë të ardhmen e pamundur, por me mënyrën sesi ne do të qeveriseshim, NËSE nuk do ishim vend demokratik i politikanëve të përgjegjshëm. Argumenti është shqetësues para fillimit të sezonit të ri politik, i cili parasheh përplasje të mëdha dhe tensione qysh nga mosnjohja e zgjedhjeve prej PD-së, premtimi i Berishës; dhe riformatimet e fushatat e mëdha të PS-së që në fakt kanë vetëm një iniciator: kryeministrin e vendit Edi Rama. Larg këtyre, për publikun shqetësues mbetet e ardhmja, shoqëruar me çmime që nuk njohin ulje dhe varfëria, ku sipas të dhënave të kohëve të fundit...