Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Komisioneri Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, sfidë e mundësi për sektorin bankar
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.Ligji, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së.Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.Ai solli në vëmendje disa problematika të konstatuara ndër vite, duke theksuar se mangësitë duhen vlerësuar si mundësi për të ndërmarrë përmirësime të mëtejshme.Dervishi nënvizoi gjithashtu shqetësimin për kërkesat e herëpashershme...