Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, tre të lënduar në aksin Lushnjë-Fier (Foto)
                            Benz-i humbet kontrollin dhe përfundon në kanal anës autostradës Lushnjë–Fier. Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”. Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.