Rritet numri i të papunëve afatgjatë. INSTAT publikon të dhënat, por çfarë thonë ekspertët?

Rritet numri i të papunëve afatgjatë. INSTAT publikon të dhënat, por çfarë thonë ekspertët?

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në fund të vitit 2024, të papunët afatgjatë përbënin 75.8 % të numrit total të të papunëve në Shqipëri. Shifrat kanë pësuar rritje krahasuar me vitin 2023, me rreth +4.9 pikë përqindje. Edhe pse papunësia e përgjithshme e të rinjve 15–24 vjeç ra në 22.8 %, një pjesë e madhe e tyre vijon të mbetet e bllokuar në papunësi afatgjatë. Sipas ekspertit, Zef Preçi, për kategorinë e të rinjve kërkohet një vëmendje më e madhe, pasi mungesa e perspektivës po i mban ata larg tregut. “Problemi i papunësisë afatgjatë reflekton ato probleme strukturore që ka ekonomia shqiptare, mungesën e aktiviteteve prodhuese dhe njëkohësisht dobësitë që ka sistemi arsimor i vendit”, thotë eksperti. Një tjetër faktor që nuk po...