Belinda Balluku: Burimi i Tragjasit do furnizonte Jugun, po presim banorët të binden

Belinda Balluku: Burimi i Tragjasit do furnizonte Jugun, po presim banorët të binden

Zëvendëskryeministrja Ministrja Balluku e konsideron të mbyllur fazën e parë të reformës për ujin. Ajo theksoi se po hedhin hapat e parë drejt fazës së dytë, me synimin për të krijuar një Operator Kombëtar të prodhimit dhe shpërndarjes së ujit. Një nga rastet që ka ngjallur shqetësim sipas Ballukut është ai i burimit ujor në zonën e Tragjasit, i cili sipas ekspertëve mund të furnizojë një pjesë të mirë të jugut të vendit. Megjithatë, banorët e zonës kanë kundërshtuar përdorimin e këtij burimi për furnizimin e zonës Dhërmi–Palasë, duke ushtruar të drejtën e tyre për të refuzuar transferimin e sasive të ujit. Ministrja theksoi se do prisnin banorët të binden. “Në 2021 nisëm një reformë të thellë. Patëm rezultate dhe ne e quajmë të përmbyllur...