Nuk kontrolluan tubacionet e naftës dhe ndotën fshatin në Mallakastër, procedohen penalisht dy persona

Nuk kontrolluan tubacionet e naftës dhe ndotën fshatin në Mallakastër, procedohen penalisht dy persona

Pas ndotjes së shkaktuar nga mjetet hidrokarbure në fshatin Lavdan të Mallakastrës, policia ka proceduar penalisht dy persona. Të proceduarit janë inxhinier dhe përgjegjës sektori të cilët akuzohen se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori. Si pasojë e dëmtimit të...