Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Luftë në Kuvend/ Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend.“Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha MediuSipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit...