Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një tjetër incident i nivelit të lartë me bllokim të GPS mbi Bullgari ngre alarmin! Rasti i Osmanit në 2023 u mbajt sekret
Ndërsa Evropa tronditet nga zbulimet se aeroplani i Ursula von der Leyen-it u detyrua të ulej manualisht për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse në sistemet GPS mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka dalë në dritë një informacion i papublikuar më parë: ky nuk ishte një rast i izoluar. Në fakt, i njëjti rrezik i madh kishte ndodhur më shumë se një vit më herët, me avionin zyrtar të atëhershëm Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani. Sipas burimeve të besueshme të njohura me rastin, avioni i Osmanit pësoi një ndërprerje të plotë të sinjalit GPS në hapësirën ajrore bullgare në shkurt të vitit 2023, teksa kthehej nga një mision zyrtar i OSBE-së në Moldavi. Pilotët u detyruan të përdornin mjetet tradicionale të navigimit dhe hartat e...