Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës! Reagon Trump

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Xi: Bota duhet të zgjedhë midis paqes dhe luftës! Reagon Trump

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës, ndërsa mbajti paradën ushtarake më të madhe të Kinës, të shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri koreoano-verior Kim Jong-un, duke përmbyllur një javë me shfaqje diplomatike të parë si një qëndrim ndaj Perëndimit. “Bota përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës. Kina qëndron për paqen dhe zhvillimin. Asnjë ngacmues nuk mund të na frikësojë”, deklaroi Xi në fjalën hapëse në paradën ushtarake që shënonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. Armët lazer, raketat balistike bërthamore ndërkontinentale DF-61, e aftë të mbajë koka bërthamore, dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja që Kina zbuloi në paradë masive ushtarake. Presidenti kinez mirëpriti presidentin rus...