Luigj Gurakuqi: Qëndresa
Me gusht shkon vapa e me djelmni kalojnëGjith prrallat e kohës s’re;Si n’dimën bora dhenë, kryet na zbardhojnëVjetët e kujdeset ne.
Me lule t’ershme e larca m’dukej shtrueBota sa ishe i ri;N’gaz m’shkonte jeta, s’m’epej kurrë m’u ankue,Kurrë zemra s’m’ndjellte zi.
Andrra t’kandshme m’livrjoshin nëpër mendSi flutra pa ja da!T’lum si vedin nuk njifshe tjetërkend,Nuk dijshe kurr me kja.
Zanat tek unë shpesh zdrypshin e n’Mal ShejtM’flakrojshin me mendim;E vetë, sa niste Apolli me dridhë pejt,Ia thojshe kangës me gzim.
Shum herë te bregu i prroni mbulue prej baritKu, rrokun dorë për dorë,Valles ia krisshin nymfat me flokë arit,E mblidheshin kunorë.
Shkojshe prej nadjes, e nën t’kandshmen hijeT’njij lisi veshun n’gjeth,Për t’gjatë u shtrijshe, e t’eshëm bukurije,Sytë sillshe rreth e rreth.
Rjedha e ujit përcillë me fyell t’barisë,Me delet tue kullotë,M’thirrte gjumin, un’ ndejë në prehën t’gjithsisëNisshe ngapak m’u kotë.
Era, tue shkelë mbi lule pa lanë gjurmë,Me flokët e mi tue luejtëShkonte; vetë flejshe… Engjujt, pa ba zhurmë,Zhdrypshin nën krahë me m’ruejtë!
Por! andrrat sot kaluen, prrallat djelmnoreJanë zhdukun e kanë tretë;Ideve t’bukra, shpresavet lulzoreVeç emni u ka mbetë.
Oh! jeta përnjimend me rrena e vajPlot qenka n’kët botë t’lashtë!U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,Si zjarmi i bam’ me kashtë.
Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,E zemrën ta forcon;Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,Mjer’ai qi nuk qindron.
ObserverKult
lexo edhe:
KUR LUIGJ GURAKUQI I KËRKONTE KRYEMINISTRIT TË ITALISË KORRIGJIMIN E KUFIJVE TË KONFERENCËS SË…
LUIGJ GURAKUQI: DITA E FLAMURIT
KUJTOHET LUIGJ GURAKUQI: FJALA E TIJ DO TË QËNDROJË PËRJETËSISHT MES…

Leave a Reply