Nuk kanë të ndalur tërmetet, shkon në 1400 numri i viktimave në Afganistan

Nuk kanë të ndalur tërmetet, shkon në 1400 numri i viktimave në Afganistan

Dy tërmete të fuqishme goditën provincat lindore të Afganistanit brenda pak ditësh, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe një bilanc tragjik viktimash. Autoritetet raportojnë mbi 1,400 të vdekur, mijëra të plagosur dhe dhjetëra fshatra të shkatërruar. Pas të dielës ku një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Kunar të dielën në mesnatë, duke rrafshuar të paktën tre fshatra dhe duke izoluar shumë zona malore pranë kufirit me Pakistanin. Vetëm dy ditë më pas, këtë të martë, një tërmet tjetër me magnitudë 5.5, po në një thellësi të cekët, tronditi sërish rajonin, duke shtuar dëmet dhe numrin e viktimave. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman, tha: “Shumë njerëz kanë mbetur ende nën rrënoja. Ne kemi nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare, pasi shumë familje humbën gjithçka.” Pamjet nga...