Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të transmetuesit BfmTv. Nëse dënohet, ai përballet me deri në 20 vjet burg. Në një gjyq të mëparshëm, Depardieu u dënua për sulm seksual dhe mori një dënim me 18 muaj burg, të cilin ai e ka apeluar. Vendimi i ri lidhet me akuzat e ngritura nga Charlotte Arnould, e cila e akuzoi aktorin se e kishte përdhunuar dy herë, më 7 dhe 13 gusht 2018, në shtëpinë e tij në Paris. Pas një hetimi nëntëmujor, padia e parë ishte rrëzuar, por Arnould ngriti një padi të re si paditëse civile. Në dhjetor 2020 u emërua një gjyqtar hetimor paraprak, i cili...