Gledis Gjipali: Zgjerimi i BE një mundësi historike për Shqipërinë, por asgjë nuk është e sigurt

Gledis Gjipali: Zgjerimi i BE një mundësi historike për Shqipërinë, por asgjë nuk është e sigurt

Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, i ftuar në Klan News me moderatorin Drini Zeqo, tha se fryma ndërkombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është shumë pozitive, por paralajmëroi se procesi mbetet i pasigurt për shkak të zhvillimeve të paparashikuara globale. “Fryma është shumë pozitive, por asgjë nuk është e sigurt. Siç e përmenda, kemi zhvillime krejt të paparashikuara, lufta në Ukrainë, pandemia me pasojat e saj, së fundmi edhe politika e presidentit Trump, që nuk e sheh më Europën si partnere, por si aleate. Të gjitha këto sjellin paqartësi në vendimmarrje, aq më tepër për Bashkimin Europian, ku ka fërkime mes vendeve anëtare. Megjithatë është shumë pozitive që zgjerimi shihet mirë, veçanërisht për Shqipërinë dhe Malin e Zi”, tha Gjipali....