Radhën e kanë karriget pas heqjes së çadrave të lokaleve/Rama: Bëni durim, do ketë…

Radhën e kanë karriget pas heqjes së çadrave të lokaleve/Rama: Bëni durim, do ketë…

Jo të paktë kanë qenë ata që kritikuan aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike me heqjen e çadrave të lokaleve, duke thënë se kanë mbetur karriget e këtyre bizneseve. Në një postim në Facebook, Kryeministri bën të ditur se shumë shpejt do të ketë rregulla të reja edhe për vendosjen e karrigeve të lokaleve në sheshe e zona publike. Kështu, sipas Ramës, çdo karrige që vendoset nga lokalet në hapësirat publike, do të duhet që të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër. Fondi i Gjelbër do të krijohet nga Qeveria e re e mandatit të katërt. “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si...