“Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

“Izolimi më ka ndihmuar shumë të…”/ Meta nga qelia: Ju rrëfej se cila është kënaqësia ime më e madhe në burg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij më 21 tetor të vitit 2024. Në një intervistë, Meta ka ndarë edhe disa përjetime personale, veç ideve politike që lidhen me situatën e opozitës pas 11 majit. Ndër të tjera, Meta rrëfen se leximi dhe ushtrimet fizike janë pjesë e pandarë e përditshmërisë së tij. Meta shprehet se burgu e ka ndihmuar të çlirohet nga shumë gënjeshtra dhe të ndryshojë pikëpamje për jetën. Pjesë nga intervista: Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike. Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës “Long Walk to Freedom”. Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi...