Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
Dwayne Johnson ka lënë një shenjë të thellë në Festivalin e Filmit të Venecias me performancën e tij si luftëtari i viteve ’90, Mark Kerr, në filmin “The Smashing Machine”. 53-vjeçari shpërtheu në lot ndërsa publiku në Lido e shpërbleu me një ovacion prej 15 minutash, një nga më të gjatë në këtë edicion të festivalit. I njohur më parë si “The Rock” në WWE dhe për filmat komercialë si “The Mummy”, “Black Adam” dhe “Baywatch”, Johnson tregon anën e tij më dramatike dhe të ndërlikuar në këtë projekt të ri të A24, duke portretizuar një sportist me demone të brendshme. Ai ndan ekranin me Emily Blunt, që luan të dashurën e Kerr, Dawn Staples. Gjatë ovacionit, regjisori Benny Safdie përqafoi të dy aktorët dhe...