Luksemburg, humbin jetën 5 persona nga një aksident tragjik/ Mes tyre 3 shqiptarë të Kosovës

Luksemburg, humbin jetën 5 persona nga një aksident tragjik/ Mes tyre 3 shqiptarë të Kosovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën (31 gusht) në Luksemburg, i cili ka rezultuar fatal për pesë persona, mes tyre tre shtetas nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, sipas asaj që kanë bërë me dije familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre Rezart Dini, ka konfirmuar lajmin, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të të rinjve. “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” ka shkruar...