“Çdo qark i kontestuar, edhe aty ku fituam”, Nuri akuzon KQZ: Na pamundësuan provat, farsë zgjedhore edhe me votën e..

“Çdo qark i kontestuar, edhe aty ku fituam”, Nuri akuzon KQZ: Na pamundësuan provat, farsë zgjedhore edhe me votën e..

Teksa PD ka betejën finale në Kolegjin Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të 11 majit, në atë që selia blu e cilëson si farsë elektorale, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Franc Nuri theksoi se ishte jo normale dhe jo logjike që të mos ankimohej rezultati final për certifikimin e zgjedhjeve. I ftuar në një emision televiziv, Nuri tha se KQZ i pamundësoi aksesin PD për sigurimin e provave, në mënyrë që kjo forcë politike të ankimonte në KAS çdo qark. Por pavarëisht kësaj, theksoi Nuri, PD ia doli të sigurojë prova jo vetëm gjatë zgjedhjeve të 11 majit, por edhe më pas, mbi të gjitha duke bërë publike edhe farsën me votën e diasporës për të cilën KQZ ende heziton të bëjë pagesën...