Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U shua një yll”/ Ndarja nga jeta në moshën 89-vjeçare të regjisorit Anagnosti, Presidenti Begaj mesazh ngushëllues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve të lamtumirës së fundit ndaj regjisorit dhe personalitetit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Kreu i Shtetit vendosi kurorën me lule në arkëmortin e Dhimitër Anagnostit, si dhe i shprehu ngushëllime bashkëshortes së tij, artistes Roza Anagnosti, dhe familjarëve. Begaj e cilësoi ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti si shuarjen e një ylli nga plejada e artistëve të mëdhenj shqiptarë, ndërsa u shpreh se arti i tij do të vazhdojë të magjepsë shqiptarët. Në respekt të ditës së zisë kombëtare për ndarjen nga jeta të artistit Dhimitër Anagnosti, Institucioni i Presidentit të Republikës uli këtë të martë flamurin kombëtar në gjysmë shtizë.