Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë
Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria është një fenomen që nuk ndalet. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 146 mjekë kërkuan çertifikatën e sjelljes së mirë, prej të cilëve 19 prej tyre mjekë specialistë. “Viti që ka pasur numrin më të lartë të kërkesave për tërheqjen e çertifikatave ka qenë viti 20 22, 191, ku 30 prej tyre kanë qenë mjekë specialistë. 2023-2024: 147 mjekë, 19 mjekë specialistë dhe ky 6-mujor që përmendëm është 65”, tha Kontilia Rapo, sekretare e përgjithshme, Urdhri i Mjekut. Gjermania vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për mjekët shqiptarë, ndjekur nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Britania e Madhe. “Gjermania mban vend të parë, pati një fluks edhe nga shteti italian, vendi i tretë Amerika, një rritje të...