Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
KQZ përplaset me DHL-në, kompania që shpërndau fletën e votimi në diasporë kërkon paratë
Kompania postare DHL, e cila realizoi procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit për shqiptarët e diasporës, kërkon 26 milionë lekë kamatëvonesa, për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka paguar për punën e kryer në zgjedhjet e 11 majit. Në një kërkesë drejtuar KQZ-së, kompania DHL vë në dukje se kontrata e firmosur për zgjedhjet parlamentare parashikon se shuma prej 863 milionë lekësh duhej të ishte paguar brenda një muaji nga momenti i dorëzimit të faturave, detyrim të cilin DHL e ka plotësuar prej muajit qershor, duke vënë në dukje se për çdo vonesë kontrata parashikon penalitete. Por kompania DHL thekson se është e gatshme të heqë dorë nga pagesa e kamatëvonesave nëse brenda 15 ditëve KQZ shlyen detyrimet sipas kontratës....