Ekspozita verore në Elbasan, të rinjtë prezantojnë punimet në pikturë, skulpturë dhe instalacione

Ekspozita verore në Elbasan, të rinjtë prezantojnë punimet në pikturë, skulpturë dhe instalacione

Për të dytin vit radhazi, të rinj të pasionuar pas pikturës dhe skulpturës, së bashku me artistë të afirmuar të qytetit të Elbasanit, kanë prezantuar krijimtarinë e tyre në një ekspozitë të hapur pranë Shtëpisë Etnografike. Punimet përfshijnë piktura, skulptura dhe instalacione, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve elbasanas, por edhe vizitorëve të huaj. Drejtori i Qendrës së Artit, Kliti Kapaj, thotë se artistët e rinj kanë më shumë mundësi të afirmohen dhe njëkohësisht ata pasurojnë jetën kulturore të qytetit. “Ekspozita është kthyer tashmë në një traditë të bukur për qytetin tonë. Ajo u jep të rinjve hapësirën e duhur për të shprehur talentin e tyre dhe për të bashkëpunuar me artistë të afirmuar. Ky bashkim energjish dhe krijimtarish jo vetëm që promovon artin e Elbasanit,...