Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor
Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën kur do të zhvillohet seanca për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kështu, seanca në Kolegj do të mbahet në datë 4 shtator ora 10:00. Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit. Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht rezultatin zgjedhjeve të 11 majit, me pretendimin se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi.