Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ta mbrojmë/ Gjuha shqipe çdo ditë po kërcënohet…
Nga: Rami Memushaj “Digitalb”, “Dixhitalb” … E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve. Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar. Këta jo vetëm e shqiptojnë këtë fjalë me xh, po edhe me theks në rrokjen e parë, në vend që ta shqiptojnë me gj e me theks në rrokjen e fundit, siç e do shqipja; për më tepër, e...