Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bie niveli në liqenin e Fierzës, shënohet kuota 271 metër
Muaji shtator ka nisur me nivel të ulët të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh të vendit, si pasojë e thatësirës së zgjatur gjatë verës. Aktualisht, në liqenin e Fierzës, që përbën burimin kryesor të ujit për sistemin energjetik, prurjet janë rreth 68 metra kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit ka rënë në 271 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është kuota maksimale. Situata e krijuar është pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë muajve të verës, por edhe e prodhimit të vazhdueshëm të energjisë në hidrocentral, i cili vijon me dy turbina. Këto kushte e kanë bërë më të ndjeshme furnizimin e hidrocentraleve kryesore, duke e vënë nën presion sistemin energjetik të vendit....