Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Një ndër figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të...