Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

I jepet sot lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Në nderim të tij qeveria ka shpallur këtë të martë, ditë zie kombëtare. Personaliteti i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar kinematografike për brezat. Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit po zhvillohen sot homazhet në nderim të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Qytetarë të shumtë, kolegë, miq dhe personalitete nga fusha e artit, kulturës dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit mjeshtrit të ekranit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë....