“Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

“Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një tkurrje prej 0.8 pikësh në muajin gusht, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, niveli i tij mbetet rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se aktiviteti ekonomik ende ruan ritme të kënaqshme, pavarësisht luhatjeve. Rënia u ndikua kryesisht nga një rënie e besimit në sektorë si industria, ndërtimi dhe shërbimet, ndërkohë që tregtia përjetoi një rritje të fortë. Treguesi i Besimit të Industrisë ra me rreth 4 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më pak pozitive për prodhimin industrial dhe pritjet më të dobëta për porositë nga eksportet. Ndërtimi regjistroi gjithashtu një ulje me 2 pikë përqindje, e lidhur me rënien e aktivitetit aktual ndërtues, megjithëse pritjet për punësim dhe çmime mbeten në rritje....