Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend përmes shifrave parlamentare. “Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti. Pa asnjë dyshim kështu është. Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim, krejt i pakuptimtë,” shkruan Manjani. Ai sjell në vëmendje faktin se Partia Socialiste zotëron aktualisht 83 mandate në Kuvend, duke theksuar se kjo i jep asaj thuajse 3/5-at e Parlamentit, ndërkohë që shton se injorimi i numrave është katastrofë e pashmangshme. “Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ, por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes,” vijon më tej ai. “Numrat janë matësit...