Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Për herë të parë në Shqipëri, realizohet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndërhyrja komplekse, shpëtohet 43- vjeçari
Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është realizuar me sukses stentimi i arteries mesenterica superior, një ndërhyrje komplekse për trajtimin e ishemisë kronike të mezenterit, një sëmundje me mortalitet shumë të lartë. Ndërhyrja u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke shpëtuar jetën e një pacienti 43-vjeçar. Mirënjohje ekipit të mjekëve: Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja si dhe Dr. Gledis Zaimi e Dr. Kevin Bektasha. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt...