Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Aksioni për tregjet bujqësore, Tatimet: Në gusht 17 ton mall pa faturë dhe 112 masa administrative
Aksioni i tatimorëve për formalizimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka vijuar edhe përgjatë muajit gusht.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për muajin gusht janë monitoruar 10 tregje dhe 59 subjekte janë kontrolluar.Në total janë 17 ton mallra pa faturë tatimore të identifikuara dhe janë vendosur 112 masa administrative.“Gjatë muajit gusht janë zhvilluar kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në tregjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim garantimin në çdo produkt të shoqërohet me faturë tatimore dhe të sigurohet transparencë për konsumatorin”.Administrata tatimore fton bizneset e përfshira në zinxhirin ushqimor të zbatojnë ligjin duke dokumentuar çdo transaksion me faturë tatimore për të shmangur masat administrative.Aksioni për formalizimin e tregjeve të mallrave bujqësore...