Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, arrestohet shoferja italiane në Vlorë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “100 Vjetori”, pranë zonës së njohur si “Kripa”. Automjeti i drejtuar nga një shtetase italiane është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit të tij. “Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.“, bën me dije Policia. Sipas njoftimit zyrtar, shoferja italiane me inicialet A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, është arrestuar nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe...