Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kopjoi dosjet sekrete dhe i mbante në USB, nën hetim ish-kreu i SHISH Berat dhe i biri. Akuzë edhe për armë e bixhoz
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi me iniciale A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’. Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino. Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi...