Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha fsheh paratë që u pagua LaCivita, kreu i PD frikë nga drejtësia për origjinën e parave,ia faturon Nokës…
As 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka ende një përgjigje se sa i kushtoi kontrata me amerikanin Chris LaCivita, i cili me “strategjinë” e tij, dështoi ta rikthejë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Para SPAK, nga ku u paraqit për aferën “Partizani”, kreu i PD iu shmang dje pyetjeve që gazetarët i drejtuan për të mësuar se sa ka qenë fatura e kripur që i ka marrë Partisë Demokratike arkitekti i fitores së Donald Trump. Ish-kryeministri thotë se nuk shpenzuar asnjë qindarkë nga xhepi i tij, pasi si kryetar fushatën elektorale ia ka mbuluar PD. “Nuk them që s’kam deklaruar. Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse nga deputetët që kanë bërë fushata...