Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, ministri njofton sanksione të ashpra ndaj Izraelit
Belgjika do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke u rreshtuar krah disa vendeve që kanë paralajmëruar njohjen gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga 9 deri më 23 shtator në Nju Jork. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm belg, Maksim Prevot, përmes një postimi në platformën “X”, ku njoftoi se njohja zyrtare do të ndodhë gjatë seancës në OKB. Ai paralajmëroi gjithashtu vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë izraelite. Në fund të muajit korrik, edhe Franca zyrtare deklaroi se do ta njohë Palestinën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndërkohë, vende të tjera perëndimore si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Malta kanë sinjalizuar gjithashtu gatishmërinë për ta njohur shtetin palestinez. Gjatë vitit 2024, njohjen...